Dy persona ndalohen në Leposaviq pasi hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë
Një burrë dhe një grua janë ndaluar nga Policia e Kosovës në komunën e Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, gjatë patrullimit të njësive policore në atë zonë.
“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar dhe procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































