# Tags
#Kosovë #Lajme

Evakuohet një familje në Ferizaj si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci ka treguar për gjendjen aktuale në këtë qytet, pas shirave të rrëmbyeshëm të së martës.

Në emisionin “Fol me Arin”, ai deklaroi se në një fshat të Ferizajt, një familje është evakuuar si pasojë e këtyre të reshurave, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, ekipet emergjente kanë qenë në terren përgjatë 24-orëve të fundit.

Ndërkohë, në shumë komuna të Kosovës pati vërshime pas reshjeve të dendura, dhe gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë./KlanKosova/PortaliAlarm/.