Hamza: E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar qytetarët për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar rëndësinë historike dhe emocionale që mbart kjo ditë për shqiptarët.
Në një postim kushtuar Ditës së Flamurit, Hamza ka rikujtuar ngjarjet që e bëjnë 28 Nëntorin një datë të shenjtë për kombin shqiptar, nga flamuri i Skënderbeut në Krujë, shpallja e Pavarësisë në Vlorë, e deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari.
“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë… E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët”, ka shkruar Hamza, duke uruar që festa të shënohet me dinjitet.
Ai tha se kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë./PortaliAlarm/.
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































