February 9, 2026
# Tags
#Kosovë #Lajme

Haradinaj kërkon të shpallen zgjedhjet e reja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai theksoi se vonese në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik, duke përfshirë edhe punëtorët e RTK-së, po krijojnë vështirësi serioze për qytetarët.

“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe shqetësimi ynë kryesor janë pengesat e gjata dhe pamundësia për miratimin e buxhetit, si dhe shumë situata të tjera që nuk janë të lehta. Punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga”, tha Haradinaj.

Sipas tij, këto probleme janë pasojë e qasjes së Qeverisë Kurti, e cila “ka penguar dhe zvarritur proceset” në vend.

Më tutje tha se dalja nga kjo gjendje është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa AAK ka nisur përgatitjet për to.

“AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi dhe sfida që po kalon Kosova janë pasojë e qasjes së Kurtit, i cili ka penguar dhe zvarritur proceset. Mendojmë se dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare, dhe për këtë kemi nisur përgatitjet,” u shpreh Haradinaj.

Ky reagim i AAK-së vjen në një periudhë ku vonesat në miratimin e buxhetit dhe mospagimi i punëtorëve publikë kanë rritur shqetësimin në opinionin publik/telegrafi/PortaliAlarm/

Haradinaj kërkon të shpallen zgjedhjet e reja

Mali i Zi do të dërgojë ushtarë