# Tags
#Kosovë #Lajme

Hetohet vdekja e një personi në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë të enjten në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.