# Tags
#Bota #Kosovë #Lajme

Hill: Erdha të dëshmoj për ato që dija, Thaçi u mbajt i paraburgosur për gjëra që nuk i ka bërë

(Përditësuar, ora 10:17)- Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se nuk ka dëshmuar asnjëherë në ndonjë tribunal për krime lufte, ndërsa në këtë rast e ka ndjerë të nevojshme të dëshmojë ato që i di. Përkatësisht, të dëshmojë se Hashim Thaçi nuk ka bërë krime për të cilat është mbajtur edhe i paraburgosur.

“Koha i shëron të gjitha plagët dhe kur e mendoj pas 25 vitesh është kohë e madhe që të mendohen gjërat dhe nuk kam arsye që të besoj që zoti Thaçi ishte përfshirë në aktivitetet të tilla. Nuk kam arsye të besoj dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të tilla të paligjshme. Dhe, siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i paraburgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra, u ndjeva sikur m’u kërkua kjo gjë. Nuk kontaktova njerëz, njerëz më kontaktuan mua dhe ndjeva që duhej të thoja atë që dija lidhru me situatën”, tha ai.

Fillimisht, dëshmitari u pyet nga mbrojtja e Thacit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq se a ka dëshmuar në ndonjërin prej tribunaleve ndërkombetare në rastet për krime lufte.

Hill tha se kur ishte ambasador në Varshavë gjatë periudhës 2002-2003 i është kërkuar që të dëhsmojë në Tribunalin për Krime lufte.

Ai tha se nuk ekishte refuzuar këtë gjë por kishte biseduar me persona në Departamentin e Shtetit e që iu kishte thënë se “preferoj të vazhdoj me funksionet e mia aktuale të cilat i kisha”.

Hill deklaroi së një prokuror e kishte takuar në Varshavë në zyrën e tij dhe pas kësaj kishte shkuar në Uashington për konsultime për çështje në lidhje me Poloninë. Në këtë vizitë, Hill tha se ishte takuar edhe me përfaqësusein ligjor të DASH-it dhe zëvendëssekretarin e Shtetit.

Ai tha se i njoftoi përfaqësuesit amerikanë se nuk donte të përfshihej në këto gjëra.

“Lidhur me preferencën time që unë nuk doja të përfshihesha në këto gjëra”, tha Hill.

Mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk kishin pyetje për dëshmitarin. Me pyetje vazhdoi mbrojtja e Krasniqit e përfaqësuar nga avokati Aiden Ellis./Betimipërdrejtësi/Portali Alarm/