I dyshuari për vrasjen e vëllezërve në Malishevë po trajtohet në QKUK, dalin detaje
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë të dy vëllerzëve në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi është në gjendje stabile.
Policia kishte kapur të dyshuarin me plagë nga arma e zjarrit, i cili fillimisht ka marrë trajtim në urgjencën e Malishevës, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për Klankosova.tv se gjendja shëndetësore e Isufit paraqitet stabile dhe se po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Sipas Sylës, pas trajtimeve fillestare, i dyshuari pritet të transferohet në Klinikën Abdominale për kujdes të mëtejmë mjekësor. /Klankosova.tv/PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































