# Tags
#Lajme #Rozë

Kristen Stewart: Jam aq e zemëruar që Hollywood-i ka bërë hapa prapa për gratë

Aktorja dhe regjisorja amerikane, Kristen Stewart ka thënë se është shumë e zemëruar që përparimi për regjisoret gra në Hollywood, sipas saj, ka shënuar regres pas një periudhe përmirësimi pas lëvizjes #MeToo.

Ylli i filmit “Twilight”, e cila ka regjistruar filmin e ardhshëm, “The Chronology of Water”, mbajti një fjalim emocional në një drekë të dedikuar grave në Los Angeles, organizuar nga institucioni që qëndron pas Oscars-it, shkruan BBC.

“Rënia e këtij përparimi të shkurtër është statistikisht shkatërruese. Një numër kaq i ulët filmash nga viti i kaluar janë realizuar nga gratë”, u tha ajo të pranishmëve.

The Celluloid Ceiling, një raport vjetor që monitoron numrin e regjisoreve gra, tregoi se vetëm 11 nga 100 filmat më fitimprurës të vitit 2024 janë regjisuar nga gratë, krahasuar me 16 në vitin 2020.

Lëvizja #MeToo e vitit 2017 solli një tronditje në Hollywood lidhur me abuzimin e pushtetit nga burrat dhe përfaqësimin e grave, si para ashtu edhe pas kamerës, transmeton Portali Alarm.

Vitin tjetër, në 2018, vetëm 4 nga 100 filmat kryesorë ishin realizuar nga gratë, por ky numër u rrit në 16 deri në vitin 2020, si rezultat i valës së lëvizjes #MeToo. Për vitin 2025 ende nuk ka të dhëna.

Stewart tha gjatë fjalimit të saj se në periudhën pas #MeToo, dukej e mundur që historitë e bëra nga gratë dhe për gratë më në fund po merrnin vëmendjen që meritojnë.

“Tani mund të dëshmoj për luftën me grushta që duhet bërë në çdo hap, kur përmbajtja është shumë e errët, shumë tabu, kur sinqeriteti me të cilin paraqet përvojat e zakonshme të grave shpesh shkakton neveri dhe refuzim.

Mund të flasim për hendekun e pagave, për taksimin e produkteve të higjienës dhe mund ta masim pabarazinë në shumë mënyra të matshme.

Dhuna e heshtjes është të mos na lejohet as të jemi të zemëruara. Por, unë mund ta ha këtë podium me pirun dhe thikë. Jam aq e zemëruar”, shkruan BBC. ”, shkruan BBC.

Mes të ftuarve që ndoqën fjalimin ishin Sarah Paulson, Julia Louis-Dreyfus, Tessa Thompson, Riley Keough, Zoey Deutch, Claire Foy dhe Kate Hudson, transmeton Portali Alarm.

Filmat e rinj nga Chloé Zhao, Kathryn Bigelow dhe Mona Fastvold janë në garë për Oscars-in e ardhshëm, por kategoria e regjisorit më të mirë pritet sërish të dominohet nga burrat. /Portali Alarm/.