“Kundërshtar i pakëndshëm”, te Sllovakia thonë se nuk e njohin Kosovën, por besojnë në kualifikim
Te Sllovakia e kanë pranuar se nuk e njohin mirë Kosovën, mirëpo besojnë se me ndihmën e tifozëve do të arrijnë të kualifikohen në finalen e play-offit.
Kosova do të jetë mysafir i Sllovakisë në mars, mirëpo nëse arrin ta eliminojë atëherë do ta presin fituesin e takimit Turqi – Rumani midis Prishtine.
Pas shortit, te Sllovakia ka optimizëm se do ta eliminojnë Kosovën, megjithatë kanë pranuar se ende nuk e njohin mirë ekipin dardan.
Asistenti i përzgjedhësit Calzona, Simone Bonomi lavdëroi Kosovën për paraqitjet e bëra, sidomos fitoret si mysafir në këta muajt e kaluar.
“Kosova është padyshim kundërshtar i pakëndshëm. Në këto kualifikuese, e mposhtën dy herë Suedinë, fituan me Slloveninë, skuadër që e njohim. Kanë lojtarë të mirë si Rrahmani, Muriqi, Vojvoda dhe të tjerë”.

“Deri në mars, ekipi do të merr shumë informata dhe do ta analizojmë kundërshtarin në mënyrë perfekte. Jam i kënaqur që luajmë në shtëpi, besoj se tifozët do të jenë në numrat e mëdhenj dhe të qëndrojnë prapa nesh”.
Kurse, sekretari gjeneral i Federatës Sllovake Peter Palencik shtoi se Kosova është skuadër e fortë.
“Kosova është kundërshtar i panjohur, por bazuar në rezultatet e kualifikimit, duhet ta respektojmë se jemi skuadër e fortë. Fakti që mund ta luajmë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi, na bënë të lumtur, në mënyrë që të mos udhëtojmë për ndeshjen vendimtare”./Telegrafi/
Albanian 