# Tags
#Kosovë #Lajme

MPB paralajmëron ndërprerje të shërbimeve digjitale gjatë fundjavës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë fundjavës do të kryhen punime teknike në infrastrukturën shtetërore të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), me qëllim përmirësimin e performancës dhe sigurisë së shërbimeve.

Sipas MPB-së, këto punime do të realizohen nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), e cila menaxhon dhe administron infrastrukturën shtetërore digjitale.

Si rezultat, gjatë periudhave të caktuara mund të ketë ndërprerje të përkohshme të disa shërbimeve digjitale që ofrohen nga ASHI për qytetarët./EkonomiaOnline/PortaliAlarm/.