February 9, 2026
# Tags
#Ekonomi #Kosovë #Lajme

Murati i drejtohet LDK-së: Kush po e bllokon buxhetin tani?

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) se po refuzon ta miratojë buxhetin e Komunës së Prishtinës, edhe pse Kuvendi tashmë është konstituuar.

“LDK-ja që deri dje ankohej për buxhetin e Prishtinës për vitin 2025, tash që Kuvendi është i konstituuar, po refuzon me e miratu atë buxhet,” ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

LDK-ja që deri dje ankohej për buxhetin e Prishtinës për 2025, tash që Kuvendi është i konstituuar, po refuzon me e miratu atë buxhet.Buxheti i Komunës së Prishtinës, si dhe i dy komunave tjera, për vitin 2025 është ende i pamiratuar në Kuvend, dhe tash që Kuvendi është konstituuar s’ka asnjë pengesë që të miratohet.

Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga.

Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së?

Kush qenka bllokuesi i buxhetit?

/PortaliAlarm/