Perparim Rama kërkon zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës: Mos bëni politikë me nevojat e qytetarëve
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, iu bashkua sot protestës për zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit dhe për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe qytetarëve.
“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës!”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Ai ka theksuar se që nga viti i kaluar ka kërkuar zhbllokimin e buxhetit, ndërsa Qeveria në detyrë e mban padrejtësisht peng për interesa politike. “Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë!”, ka shtuar ai.
Pak kohë pas këtij postimi, Rama ka dalur me një postim tjetër ku ka deklaruar se Kurti dhe Murati nuk po pranojnë të takohen për të diskutuar rreth zgjidhjeve të mundshme për problemet e fundit në kryeqytet, “Kryeministri në detyrë dhe ministri i Financave në detyrë refuzojnë të takohen!” shkroi ai./PortaliAlarm/
Postimet e plota:


Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































