# Tags
#Kosovë #Lajme

Presidentja Osmani: Shmangni kalimin nëpër Serbi gjatë festave të fundvitit

Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook njoftoi se është takuar me ish-pjestarin e Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili ka qenë në paraburgim në Serbi i mbajtur peng nga autoritetet serbe.

Me këtë rast, Osmani ka uruar Spahiun për rikthim sa më të lehtë në normalitet dhe iu bëri thirrje “qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit” të shmangin territorin serb që nënkupton të evitohet çdo rrezik i mundshëm.  

Postimi i plotë:

Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet.

Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb.

/PortaliAlarm/

Presidentja Osmani: Shmangni kalimin nëpër Serbi gjatë festave të fundvitit

28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil