February 10, 2026
# Tags
#Kosovë #Lajme

Presidentja Osmani shpall zgjedhje të jashtëzakonshme më 28 dhjetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur sot se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Osmani njoftoi këtë gjatë konferencës për media, pas takimit me liderët e partive politike.

E para e vendit thotë se  si presidente, ka detyrë  të caktojë afatin më të gjatë, jo më të shkurtër për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas saj, një afat më i gjatë i  përzgjedhjes së datës së zgjedhjeve ndihmon në parandalimin e disa problemeve që mund të lindin nga organizimi i shpejtë i tyre.

“Si presidente e kam për detyrë të jap afatin më të gjatë, e jo më të shkurtër që të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të shpejtë të zgjedhjeve”, u shpreh Osmani.

Zgjedhjet e fundit  parlamentare janë mbajtur në shkurt të vitit 2025, por që ato nuk arritën të zgjedhin mandatarin  e ri./PortaliAlarm/.