# Tags
#Kuluturë 1 #Kuriozitet #Kuriozitet 1 #Kuriozitet 2

Shkencëtarët zbulojnë shpërthimin më të ndritshëm të parë ndonjëherë nga një vrimë e zezë

Shkencëtarët kanë zbuluar shpërthimin më të ndritshëm ndonjëherë në histori të universit, nga një vrimë e zezë supermasive që shkëlqen me dritën e 10 trilionë diejve.

Këto shpërthime drite dhe energjie mund të vijnë nga gjëra të tilla si fushat magnetike të ngatërruara ose rrëmujat në disqet e gazit të nxehtë që rrethojnë vrimat e zeza. Shpërthimet ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë vrimat e zeza, shkruan Associated Press.

Shfaqja e fundit kozmike u vu re në vitin 2018 nga një kamerë në Observatorin Palomar në Kaliforni. Asaj iu deshën rreth tre muaj për të arritur shkëlqimin maksimal dhe që atëherë është zbehur gradualisht ndër vite, transmeton Portali Alarm.

Me shumë mundësi ndodhi sepse nje yll I madh bredhi shumë afër vrimës se zezë dhe u shkatërrua në copa.

“Në fillim, ne nuk i besuam në të vërtetë numrave në lidhje me energjinë”, tha autori i studimit, Mattheë Graham, nga Instituti Teknologjik i Kalifornisë, i cili drejton observatorin Palomar.

Gjetjet e reja u botuan të martën në revistën Nature Astronomy.

Shpërthimi erdhi nga një vrimë e zezë supermasive që është 10 miliardë vite dritë larg, duke e bërë këtë shkëlqim më të largëtin të vëzhguar deri më tani. Ai rrjedh nga një kohë kur universi ishte mjaft i ri. Një vit dritë bënë gati 6 trilion milje (9.7 trilion kilometra).

Pothuajse çdo galaktikë e madhe, përfshirë Rrugën tonë të Qumështit, ka një vrimë të zezë supermasive në qendër të saj. Por shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se si formohen ato.

Studimi i gjigantëve të tillë mund t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë më mirë strukturën yjore që rrethon vrimat e zeza supermasive.

Zbulimi gjithashtu u lejon shkencëtarëve “të hetojnë ndërveprimin e vrimave të zeza supermasive me mjediset e tyre në fillim të universit”, tha Joseph Michail nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikë, e cila nuk kishte një rol në studimin e ri.

Këto ndërveprime të hershme krijuan kozmosin që ne tani e quajmë shtëpi./AssociatedPress/PortaliAlarm/