February 10, 2026
# Tags
#Botë #Lajme

Sipas fotove të mbetjeve, Izraeli përdori në Liban municione thërrmuese – të ndaluara gjerësisht

Izraeli përdori gjerësisht municione thërrmuese të ndaluara gjerësisht gjatë luftës 13-mujore në Liban, lënë të kuptohet fotografitë e mbetjeve të municioneve që i ka parë gazeta “The Guardian”.

Fotografitë, të cilat janë ekzaminuar nga gjashtë ekspertë të armëve, duket se i shfaqin mbetjet e dy llojeve të municioneve thërrmuese izraelite që janë gjetur në tri vende të ndryshme: në jug të Lumit Litani në ultësirat e pyllëzuara Wadi Zibqin, Wadi Barghous dhe Wadi Deir Siryan.

Këto dëshmi janë shenja e parë që Izraeli ka përdorur municione thërrmuese në gati dy dekada që nga përdorimi i tyre në luftën e vitit 2006 me Libanin. Kjo gjithashtu do të ishte hera e parë që dihet se Izraeli ka përdorur dy lloje të reja të municione thërrmuese që janë gjetur – raketat me drejtim “M999 Barak Eitan” dhe “Ra’am Eitan”.

Municionet thërrmuese janë bomba që lirojnë shumë nënmunicione të tjera më të vogla në një zonë të gjerë sa disa fusha futbolli. Përdorimi i municioneve thërrmuese është gjerësisht i ndaluar, pasi deri në 40 për qind e nënmunicioneve nuk shpërthejnë menjëherë, duke paraqitur rrezik për civilët që më vonë mund të shkelin mbi to dhe të vriten, kur ato të shpërthejnë, transmeton Nacionale.

Deri më tani, 124 shtete i janë bashkuar Konventës për Municionet Thërrmuese, e cila i ndalon përdorimin, prodhimin dhe transferimin e tyre. Izraeli nuk është palë e konventës dhe nuk u nënshtrohet pikave të saj.

Ne besojmë se përdorimi i municioneve thërrmuese është gjithmonë në kundërshtim me detyrën e ushtrisë për ta respektuar të drejtën humanitare ndërkombëtare për shkak të natyrës së tyre që s’bëjnë dallime në kohën e përdorimit dhe më pas” – tha Tamar Gabelnick, drejtoreshë e Koalicionit për Municione Thërrmuese.

Ndikimi i tyre në zonë të gjerë nënkupton se ato [municione] nuk mund ta bëjnë dallimin mes caqeve ushtarake e civile dhe mbetjet e municioneve thërrmuese vrasin dhe gjymtojnë civilë me dekada pas përdorimit” – shtoi ajo./Nacionale/PortaliAlarm/

Sipas fotove të mbetjeve, Izraeli përdori në Liban municione thërrmuese – të ndaluara gjerësisht

Për herë të parë në QKUK kryhen