‘Socialistët miratojnë ligjin ‘Woke’ të Soros’/ Vasili: Rama shpërfilli familjen tradicionale, dita më e zezë e turpit për Shqipërinë
Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj ligjit të miratuar së fundmi nga qeveria e Ramës, duke e cilësuar një hap të gabuar dhe të turpshëm për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Vasili e krahasoi këtë vendim me ligjet në SHBA, ku Presidenti Trump ka vendosur që të njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër duke ruajtur institucionin e familjes tradicionale me nënë dhe babë.
Sipas Petrit Vasilit, ndërsa SHBA mbështet konceptin themelor të familjes, Shqipëria ka marrë një rrugë të kundërt.
“Qeveria e Ramës, së bashku me një grup deputetësh të pacipë, votuan një ligj që mohon fjalët nënë dhe babë dhe njeh lloje të ndryshme degradimesh e degjenerimesh. Kjo është dita më e zezë e turpit për Shqipërinë dhe shkelje e vlerave themelore të familjes shqiptare,” shkruan Vasili.
Ai kërkon që opinioni publik dhe strukturat e shoqërisë të reagojnë dhe të kërkojnë respektimin e familjes tradicionale si themeli i shoqërisë shqiptare.
Postimi i plotë:
Presidenti Trump beri ligj dhe vulosi qe ka vetem mashkull dhe femer pra nene dhe babe.
Ndersa Rama megjithe nje kope me deputete te pacipe votuan Ligjin, qe mohon fjalen nene dhe babe, por njeh turli lloj degradimesh e degjenerimesh!
Dita me e zeze e turpit per Shqiperine./Syri.net/PortaliAlarm
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































