“Ua kemi shpu gishtat”, “Piskamat e kundërshtarave”: Kurti vazhdon me gjuhë të ngarkuar në fushatë zgjedhore
Edhe kësaj here, Albin Kurti i Vetëvendosjes, ka vazhduar me gjuhë të ngarkuar në fushatë zgjedhore në përkrahje të kandidatëve të vet.
Tha se kundërshtarëve politikë “ua ka shpuar gishtat” në “qepjen e thesit”.
”Është e domsodoshme njëherë me e qeth thesin që çkado që të qitsh në thes, mbet në thes, jo me dalë jashtë thesit. Kur e kena marrë gjilpanën me e qep thesin, u ndien do piskama. I kish pasë durt dikush aty. Kur t’i ndini këta tu piskatë kundër meje, kundër Halilit e kundër zyrtarëve të Vetëvendosjes, dijeni se janë qasi që pa qëllim ua kena shpu durt me gjilpanë se i kanë pasë aty te vrima e shkyer e thesit që na e kena qepë”, tha ai në një tubim në Obiliq./Nacionale/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































