February 10, 2026
# Tags
#Kosovë #Lajme

10-shja e listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka publikuar listën prej 110 deputetësh që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025.

Listës i prin kreu i partisë, Albin Kurti, i pasuar me 2-shin, Glauk Konjufca.

E treta në listë është Donika Gërvalla – Schwarz, ndërsa i katërti është Avni Dehari.

Ndërsa, Albulena Haxhiu është e pesta në listë, e pasuar, nga Hekuran Murati, Xhelal Svecla, Mimoza Kusari – Lila, Hajrulla Çeku dhe e dhjeta është Shqipe Mehmeti-Selimi.

Teksa publikuan listën, LVV thotë se me ndihmën e qytetarëve do të punojnë ta kenë listën fituese.

“Më mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese”, ka shkruar LVV në “Facebook”./EkonomiaOnlina/PortaliAlarm/.