Dy filma të shkurtër në Armata
Këtë të shtunë, me 6 dhjetor, do të shfaqen dy filma nga Anita Morina, si pjesë të programit të filmave të shkurtë në Kino Armata.
SOS (2025), 16′
Në një stacion të largët treni, 30-vjeçari Drin jeton një jetë të vetmuar dhe rutinore, duke regjistruar trenat dhe duke gjetur lidhje me të dashurën e tij online. Por kur puna e tij zëvendësohet papritur nga një radar, Drini zhytet në një krizë ekzistenciale. I humbur dhe në siklet, ai detyrohet të përballet me atë që vërtet dëshiron në jetë.
One Woman Film (2025), 9′
Një vajzë që punon si cam girl vendos një kamerë për të regjistruar veten duke gatuar, duke zbehur kufijtë mes performancës dhe intimitetit, ndërsa shpalos mendime ndërhyrëse teksa pret që të mbërrijë takimi i saj.
Anita Morina është regjisore, skenariste dhe producente. Ajo ka kryer studimet “Master in Film and Television Production” në Cambridge, Britaninë e Madhe.
Ajo është bashkëthemeluese e Institutit filmik, institucion i pavarur që synon të nxisë rrëfimin bashkëkohor dhe debat kritik në kinemanë e Kosovës./Express/Alarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































