FOTO- Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Gjendet një makinë e djegur në fshtin Mirakë, dyshohet
Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.
Dyshohet se automjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka 43 vjeç, mbrëmjen e së dielës.
Të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për shqyrtimin e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.
Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës kur 43 vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil” në Elbasan. Sapo është futur në automjetin “Range Rover”, autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë./Syri.net/Portali Alarm/

Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































