Itali/ Era e fortë e marijuanës ‘tradhton’ shqiptarët, zbulohet depoja në mes të pyllit, 4 të arrestuar
Era e marijuanës ishte aq e fortë sa, pavarësisht pyjeve përreth, policia dyshoi dhe filloi të monitoronte depon zyrtarisht të braktisur. Dy javë më vonë, u arrestuan katër shqiptarë dhe u sekuestruan 64 kilogramë marijuanë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Pavias, konkretisht midis Varzi-t dhe Santa Margherita di Staffora në Itali. Karabinierët arrestuan shqiptarët, të cilët tani po mbahen në burgun e Pavias. Të katërt akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre.
Depoja me serën e marijuanës
Arrestimi i grupit ndodhi gjatë natës midis të hënës dhe të martës, më 1 dhjetor. Policia ndaloi dy nga të katër personat pranë qytetit të Varzit. Ata kishin ngarkuar 21 qese plot me marijuanë, në pjesën e pasme të një furgoni dhe kishin dalë nga depoja.
Në të njëjtën depo, pasi arrestuan dy të parët, oficerët më vonë zbuluan dy bashkëpunëtorët, të cilët u arrestuan gjithashtu. Brenda objektit ndodheshin qindra vazo që përmbanin mbetjet e bimëve të marijuanës. Me sa duket, pajisjet e nevojshme për kultivimin e kanabisit përfshinin plehra, ajrosës dhe llamba. Drogat dhe mjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Syri.net/Portali Alarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































