Jenna Ortega mahnit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Marrakech
Aktorja e njohur Jenna Ortega shkëlqeu në natën hapëse të edicionit të 22-të të Festivalit të Filmit në Marrakech, ku u shfaq me një fustan glamuroz me dekolte të theksuar dhe shpinë të hapur.
23-vjeçarja, ylli i serialit Wednesday, mahniti me elegancën e saj në fustanin e gjatë deri në dysheme, me jakë të strukturuar dhe vijë të theksuar beli që i nxirrte në pah siluetën. Ajo e kompletoi look-un me një varëse të thjeshtë ari dhe grim minimalist.
Pamja e saj natyrale dhe vetëbesimi i fuqishëm e kthyen në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes, ndërsa prania e saj në tapetin e kuq u prit me entuziazëm nga fotografët dhe fansat./KultPlus.com/PortaliAlarm/

Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































