Koncert festiv “A Jingle of Memories” sonte me Urta Haziraj në TKK
Sopranoja Urta Haziraj sjell sonte koncertin “A Jingle of Memories”, një udhëtim muzikor që rikthen kujtimet e fëmijërisë dhe festat e fundvitit për publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Programi i koncertit përfshin pjesë të njohura si “O Holy Night” dhe muzikë nga filmi “The Polar Express”, të riaranzhuara nga Visar Kuçi, të shoqëruara nga një orkestër e formuar veçanërisht për këtë ngjarje.
Një moment i veçantë do të jetë edhe performanca e korit të fëmijëve “Okarina”, nën dirigjimin e Elikona Hysaj Shala, e cila do të sjellë emocion dhe magji festive për të gjithë të pranishmit.
Koncerti fillon në ora 19:00, duke premtuar një mbrëmje të paharrueshme muzikore për të gjithë familjet dhe dashamirësit e muzikës klasike dhe festave të fundvitit./KultPlus.com/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































