Luajti vetëm pak minuta- Zhegrova bëri një veprim maestral kundër Udineses
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, ndonëse pati një paraqitje të shkurtër, shkëlqeu në ndeshjen kundër Udineses në ndeshjen e vlefshme për Coppa Italia.
Ai u inkuadrua në minutën e 84′, pas përmbylljes së ndeshjes nga Juventusi. Bashkëlojtarët e Zhegrovës kishin shënuar në minutën e 23 dhe 68 për 2-0, rezultat ky përfundimtar për “Zonjën e Vjetër”.
Megjithatë, në sy ra një veprim fantastik i sulmuesit kosovar, i cili u shpërnda në rrjete sociale edhe nga vetë ai.
“Forza Juve Sempre”, ka shkruar Zhegrova, në një postim ku ka publikuar një sekuencë nga ndeshja.
Zhegrova ka marrë pak minuta tek juventinët, ndonëse është lavdëruar nga trajneri aktual i Juventusit, Luciano Spalletti. /Insajderi/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































