Osmani e përkujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Zëri i arsyes në kohë të errëta
Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot Presidentin historik Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes së tij, përmes një shkrimi në Facebooka ajo e ka cilësuar Rugovën si “zërin e arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta” dhe arkitekt të pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë.
Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore.
Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.
Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike.
Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!
/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































