Pacolli e përkujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Simbol i mençurisë, durimit dhe paqes
Kryetari i AKR-së, njeherësh ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes së tij, përmes një postimi në Facebook.
Ai e ka cilësuar Rugovën si “njeri që me qetësinë e tij të hekurt ndërtoi themelet e shtetësisë sonë” dhe një frymëzim të përhershëm për ata që besojnë në vizion, urtësi dhe punë. Në vijim sjellim postimin e tij të plotë.
Postimi i plotë:
“Sot, më 2 dhjetor, Presidenti historik Ibrahim Rugova do të mbushte 81 vite jetë. Kjo foto e vjetër, dekada më parë, më kujton takimet tona të shumta – të qeta, të urta dhe gjithmonë të përkushtuara ndaj Kosovës. Presidenti Rugova ishte simbol i mençurisë, i durimit dhe i paqes; njeri që me qetësinë e tij të hekurt ndërtoi themelet e shtetësisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës së tij”.
/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































