# Tags
#Kosovë #Kulturë #Lajme

Pjetërshani me pamje përrallore në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Fshati Pjetershan i Gjakovës edhe këtë vit ka vazhduar traditën e bukur të stolisjes së ambientit për festat e fundvitit.

Atmosfera festive është përqendruar veçanërisht në hapësirat e Kishës Katolike – famullia “Shën Jozefi Punëtor”, ku të rinjtë e fshatit, së bashku me famullinë, kanë krijuar një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës për të gjithë.

Me dekorime të shumta, drita shumëngjyrëshe dhe simbolikën e Krishtlindjes të vendosur me kujdes, kisha dhe oborri i saj janë shndërruar në një pikë atraksioni jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për vizitorë nga mbarë Kosova e më gjerë.

Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në traditë të përvitshme, synon të sjellë frymën e bashkimit, gëzimit dhe solidaritetit gjatë festave.

Famullia e Pjetërshanit mbetet një prej destinacioneve më të vizituara në komunën e Gjakovës e cila hap dyert për të gjithë ata që duan të shijojnë atmosferën e veçantë në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri./PortaliAlarm/ 

Pjetërshani me pamje përrallore në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

E hëna nis me vranësira dhe riga