# Tags
#Bota #Lajme

Putin pretendon se e ka pushtuar, Zelensky publikon video nga Kupiansku

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video që ai thotë se është regjistruar nga qyteti i vijës së frontit, Kupiansk, në Ukrainën lindore.

Por, nuk është e qartë se kur është bërë saktësisht videoja.

“Sot, është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrihen rezultate në vijën e parë të frontit, në mënyrë që Ukraina të mund të arrijë rezultate në diplomaci”, tha Zelensky.

“Faleminderit çdo njësie, të gjithëve që luftojnë këtu, të gjithëve që shkatërrojnë pushtuesit”, shtoi ai./telegrafi/PortaliAlarm/