PZAP i vë fre KQZ-së: Ndalohet votimi në restorante e objekte fetare
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shuar edhe një “krijimtarí zgjedhore” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili të enjtën e kaluar, me insistimin e anëtarëve të VV-së, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, kishte miratuar propozimin e Ministrisë së Jashtme që votimi jashtë vendit të mos bëhej vetëm në përfaqësitë diplomatike, por edhe në 10 qendra të tjera, të përzgjedhura me kreativitet të lartë. Salla të dasmave, resorante e hapsira religjioze, ishin miratimet e KQZ-së, krejt jashtëligjshëm, për vendvotime të zgjedhjeve të 29 dhjetorit, raporton Nacionale.
PZAP ka vendosur të dielën pasdite ta ndalë këtë aventurë zgjedhore, duke rikujtuar një detaj të vogël që duket se iu kishte shpëtuar disa anëtarëve të KQZ-së: ligji ekziston. Dhe sipas ligjit, votimi jashtë Kosovës organizohet në përfaqësitë e Republikës së Kosovës, jo në “çfarë të gjendet me qira”.
Ndërkohë, ideja e Ministrisë së Jashtme ishte që një pjesë e këtyre qendrave votimi të merreshin me qira; shumica ristorante.
Në këtë mënyrë, PZAP praktikisht ua ndali hovin eksperimentale disa anëtarëve të VV-së në KQZ, të cilët ishin gati t’i çonin zgjedhjet jashtë vendit nga ambasadat, drejt sallave të dasmave.

Aventura e KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të hapur qendra shtesë të votimit jashtë përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës.
Një veprim i tillë është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe praktiken e deritashme zgjedhore.
Ajo që e bën edhe më shqetësues vendimin është fakti se shumica e këtyre qendrave do të vendosen në ambiente private, përfshirë restorante, lokale dhe hapësira të tjera, të cilat nuk janë të përshtatshme dhe larg standardeve shtetërore.
Pasi KQZ-ja ka publikuar adresat, gazeta Nacionale ka hulumtuar dhe ka siguruar pamje të vendeve ku do të organizohen këto zgjedhje.
Nacionale kishte raportuar edhe të mërkurën se vendimi i KQZ-së për të organizuar votime jashtë ambasadave dhe konsullatave është jashtë çdo praktike të njohur zgjedhore dhe bie ndesh me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregulloren zgjedhore të KQZ-së për organizimin e votimit jashtë Kosovës.
Madje, ky vendim i KQZ-së bie ndesh ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloren zgjedhore të KQZ-së për organizimin e votimit jashtë Kosovës.
Sipas nenit 96, paragrafi 8, KQZ kërkon nga MPJ, listën e të gjitha përfaqësive diplomatike, bashkë me detajet e nevojshme mbi hapësirën e objekteve dhe t’i përshtat hapësirat e objekteve të përfaqësive diplomatike në vendvotime sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ.
“KQZ kërkon nga MPJ, listën e të gjitha përfaqësive diplomatike, bashkë me detajet e nevojshme mbi hapësirën e objekteve. Ministria e Punëve të Jashtme obligohet që t’i ofrojë KQZ-së të gjitha informacionet e kërkuara brenda tre (3) ditë, nga dita e pranimit të kërkesës. MPJ përshtat hapësirat e objekteve të përfaqësive diplomatike në vendvotime sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ”, thuhet në ligj./Nacionale/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































