Rozeta Hajdari nuk paraqitet në seancën gjyqësore për rastin “Rezervat shtetërore”
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, e cila ishte caktuar të mbahej në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Hajdari ishte e ftuar të marrë pjesë në cilësinë e të pandehurës, mirëpo ajo nuk u paraqit në gjykatë. Ende nuk dihen arsyet e mungesës së saj.
Rasti “Rezervat shtetërore” lidhet me dyshimet për keqmenaxhim dhe shkelje të procedurave gjatë administrimit të rezervave shtetërore./PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































