# Tags
#Kosovë #Lajme

Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja mes dy personave në Podujevë.

Më pas është përfshirë edhe i treti i cili ka kanosur njërin nga të dyshuarit të përfshirë në rrahje.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes dy meshkujve kosovarë, ndërsa më pas ka ardhur edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kanosur njërin nga të dyshuarit të përfshirë në rrahje”.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që ishin rrahur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që kishte kanosur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv/PoratliaAlarm/.