Sulmi brutal i Kurteshit të VV-së ndaj mediave dhe AGK-së, reagon BE
Zyra e BE-së në Kosovë ka dënuar gjuhën e përdorur nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe mediumeve në vend.
BE ka bërë thirrje që këto praktika të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave të marrin fund
“BE-ja në Kosovë e dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK “aleancë të grupeve kriminale”, dhe bën thirrje që praktika të tilla të marrin fund. Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – BE do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Kurteshi ka sulmuar me gjuhë të ashpër e kërcënuese Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe disa media, duke i akuzuar për shpifje, manipulim dhe veprime të dirigjuara.
Kurteshi e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale”, duke e akuzuar për, siç thotë ai, mbrojtje të mediave që i cilëson si “altoparlantë të krimit të organizuar dhe dezinformimit”. Ai përmend disa media me emër, përfshirë “Reporteri”, “Gazeta Express”, “Telegrafi”, “Insajderi”, “Klan TV”, “Paparaci” dhe të tjera./Sinjali/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































