# Tags
#Kosovë #Lajme

Terras takohet me Peshkopin Teodosije: Ai luan rol kyç në nxitjen e integrimit midis 80,000 besimtarëve serbë

Diskutova situatën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë me Peshkopin Teodosije në Manastirin historik të Graçanicës. Ai luan një rol kyç në nxitjen e integrimit dhe bashkëpunimit midis rreth 80,000 besimtarëve ortodoksë serbë.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka qëndruar edhe në Manastirin e Graçanicës për një takim me Peshkopin Teodosije.

“Diskutova situatën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë me Peshkopin Teodosije në Manastirin historik të Graçanicës. Ai luan një rol kyç në nxitjen e integrimit dhe bashkëpunimit midis rreth 80,000 besimtarëve ortodoksë serbë”, ka shkruar Terras në X.

Terras dje është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani me të cilën tha se ka diskutuar për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu, ai mbajti një takim edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile./Express/Portali Alarm/