February 9, 2026
# Tags
#Kosovë #Lajme

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 8 deri në 11 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/Portali Alarm/