Ymeri: Asnjë nga premtimet kryesore të Kurtit s’u realizua plotësisht
Sipas Ymerit, asnjë nga zotimet e qeverisë nuk mund të quhet i realizuar në plotësi, përveç ndonjë rritjeje të ndihmave sociale, e cila, sipas tij, nuk vlen si realizim real, pasi nuk është indeksuar dhe është përpirë nga inflacioni.
“Nëse i kqyr të gjitha premtimet, asnjëra prej tyre nuk mundesh me thanë që u realizu në plotësi, me përjashtim të mbase rritjes së ndihmës sociale në kuptimin e shtimit të skemave. Por as ajo nuk është realizu si premtim në kuptimin e mosindeksimit të ndihmave sociale dhe në kuptimin e gllabërimit të rritjes nga inflacioni”, tha Ymeri në “VV Show”.
Ai tha se rritja e kostos së jetesës ka neutralizuar çdo përfitim minimal që mund të kenë qytetarët nga vendimet e qeverisë./Nacionale/PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































