# Tags
#Kulturë #Kuriozitet #Lajme 1

Ku po doni me shku? Çka po doni me pa? Ja lista kryesore

Khuuu, shkoi edhe nëntori. Hymë në fundvit: mujin e fundit të vitit, atë periudhë kur krejt ngjarjet marrin një ritëm tjetër: dritat dhezen, kalendari i kulturës mbushet e mbushet, dhe çdo natë doket sikur e ka një milion arsye me të nxjerrë prej shtëpisë. 

Kjo javë fillon me muzikë, letërsi dhe aktivitete që e mbajnë temperaturën shpirtnore ma naltë se moti: Në Prizren, International Kosova Clarinet Fest sjell ansamblin francez Les Bons Becs Clarinette, njo prej momenteve ma të bukura të festivalit. Ndërkohë në Prishtinë, Arbër Selmani prezanton librin e tij “Testosteron” në Qendrën Barabar, kurse Dardan Islami kthehet në skenë me stand-up komedi.

Kultura vazhdon me atmosferë të butë dhe pak glitter në Girls Night — Festive Edition në Kometë, ndërkohë që Prishtina Jazz Catz kthehen me edicionin XVIII dhe mysafirin special Wolfgang Rainer në Defy Them. TuttoVino ringjall Vinyl Thursdays me super muzikë vinili dhe vena të mira, ndërsa në Kino Armata nis Art Without Limit International Film Festival, që këtë vit e vendos në qendër përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në art. E për ata që preferojnë BPM të nalë, EUPHORIA XIV në AMC Hall me një llajnap që ka me ju mbajt tu key deri në sabah.

Java e mbyll udhëtimin me forma të reja të tregimit: podcast skenik i Belina Bodinaku për Tefta Tashko Koço tek Amfiteatri i Bibliotekës së Fakultetit të Historisë, një përzimje midis koncertit dhe narracionit të drejtpërdrejtë. Dhe për ata që dojnë me udhëtu pak, Pogradeci i Shqipërisë organizon Festën e Verërave dhe Gështenjës – një traditë 30-vjeçare që e mbush qytetin me aromë qilare, gështenja dhe muzikë. Dhjetori sa ja ka nisë, e po doket se nuk ka ndërmend me na lënë me pushu.

Linku për krejt ngjarjet: 

https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-1-dhjetor

/GazetaExpress/PortaliAlarm/