Messi e thotë troç, “Guardiola është numri një, të tjerët janë pas tij”
Lionel Messi ka folur sërish për të ardhmen e tij me Argjentinën dhe raportin e veçantë me Pep Guardiolën.
Në një intervistë për ESPN, ylli i Inter Miami – që po lufton për trofeun e parë të MLS-it ndaj Vancouver Whitecaps tha se nuk është i sigurt nëse do të luajë në Botërorin 2026, por dëshira për të qenë aty mbetet e fortë, përcjell Gazeta Express.
Messi vlerësoi lart ish-trajnerin e tij te Barcelona:
“Guardiola është unik. Për mua është më i miri nga të gjithë. Mënyra si sheh lojën, si përgatit ndeshjet, si komunikon… ai ndryshon jo vetëm një ekip, por të gjithë ligën.”
Ai kujtoi se periudha nën Pep ishte vendimtare për rritjen e tij si lojtar:
“Mësova shumë prej tij: si të lëviz, si të lexoj hapësirat, ishte ai që më vendosi si sulmues i tërhequr”.
Messi la të kuptohet se në të ardhmen mund të rikthehet të jetojë në Barcelonë, por ndërkohë fokusi i tij është te suksesi me Inter Miami dhe vendimi për Botërorin, që pritet të vijë më vonë. /GazetaExpress/PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































