# Tags
#Bota #Kosovë #Kulturë

Dua Lipa shkëlqen në New York me një paraqitje mahnitëse Gucci në eventin e klubit të librit

Dua Lipa vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm një ikonë e muzikës botërore, por edhe një forcë e padiskutueshme në modë. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare u shfaq mbrëmë në New York për eventin e klubit të saj të librit, duke lënë pa fjalë të pranishmit me një paraqitje që tërhoqi vëmendjen nga momenti i parë.

Ylli i hitit “Houdini” u shfaq e veshur plotësisht me Gucci, një zgjedhje që nënkupton menjëherë shkëlqim, elegancë dhe stil të rafinuar. Fustani i kombinuar me aksesorë diskretë dhe make-up natyral e bëri Duan të dukej effortlessly chic moderne, e sofistikuar dhe me vetëbesim të palpueshëm. Një kombinim i përkryer për një mbrëmje kulturore në zemër të Manhattan-it.

Prej vitesh një nga figurat më të komentuara të tapetit të kuq, Dua edhe këtë herë arriti të spikasë. Fansat dhe ndjekësit e saj në mbarë botën nuk humbën kohë për të shpërndarë fotot në rrjetet sociale, ku komplimentet për pamjen e saj elegante vërshuan pa fund.

Eventi i klubit të librit, një projekt personal i Duas që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi po shndërrohet në një qendër takimi për adhuruesit e letërsisë dhe modës. Me këtë paraqitje në New York, Dua Lipa e vulosi edhe një herë statusin e saj si një trendsetter i padiskutueshëm në skenën globale./KultPlus.com/PortaliAlarm/