Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Për ditën e Shën Valentinit, Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale. Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë e tashmë ka kaluar një muaj nga publikimi i saj dhe klikimet në You Tube duket se sa vjen edhe rriten. Deri më tani “Me ty” ka kaluar 10 milionë klikime në You Tube.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, të cilët janë futur gjatë javëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë, pas një nominimi të fortë me Luizin dhe Kristin, ishte Armaldo ai që la shtëpinë e “BBV” këtë të shtunë. E teksa ditën e sotme banorët kanë zhvilluar lojën e Ninxhas, Luizi është shprehur si më poshtë.