Shpejt dhe lehtë: bukë e shijshme misri

Njëra nga përparësitë e kësaj recete për bukë misri është përgatitja e thjeshtë

Përbërësit:

▪ 150 g miell misri
▪ 600 g miell të butë të thjeshtë
▪ 1 qese pluhur simitesh
▪ ½ lugë e vogël sodë buke
▪ 3 lugë të vogla kripë
▪ 1 dl vaj ulliri
▪ 600 ml ujë të vakët
▪ 1 vezë

Përgatitja:

1. Përzieni miellin e thjeshtë, miellin e misrit, pluhurin e simiteve, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni vajin e ullirit dhe me ujë ngjisheni brumin.

2. Furrën ngroheni në 250 gradë, dhe kur të ngrohet uleni temperaturën në 200 gradë.

3. Bukën lëreni në tepsi të lyer me vaj dhe lyeni me një vezë.

4. Piqeni rreth 45 minuta në 200 gradë.

5. Kur të jetë buka e gatshme, mbulojeni me një leckë dhe lëreni të ftohet.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë