Gjermanët japin më së shumti bakshishe – kush janë më dorështrënguar?

Kur dhe sa bakshish dhënë është një pyetje e zakonshme mes evropianëve. Sipas një sondazhi, gjermanët më shpesh japin bakshish.

Agjencia britanike e sondazheve YouGov kreu një anketë në gjashtë vende të Bashkimit Evropian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sondazhi tregoi se evropianët janë thellësisht të ndarë për këtë çështje, raporton theguardian.

72 për qind e gjermanëve u thanë anketuesve se zakonisht japin bakshish në një restorant. Pak më pak se 72 për qind e amerikanëve thanë se po. Rreth 55 për qind të britanikëve, 46 për qind të spanjollëve dhe 34 për qind të francezëve deklaruan se i shpërblejnë kamerierët. Në Suedi, ku përgjithësisht nuk pritet bakshish në restorante, 31 për qind e të anketuarve thanë se japin bakshish. Në Itali, ky është rasti me më pak se 25 për qind të njerëzve.

Kur bëhet fjalë për bakshish në sallonet e flokëve, 56 për qind e gjermanëve thanë se po, ndërsa në 32 për qind në Britani, 25 për qind të spanjollëve, 21 për qind të francezëve dhe tetë për qind të italianëve, transmeton Telegrafi.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë