Vetura bie në Drinin e Bardhë, vdiq një person e një tjetër u lëndua

Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar në një aksident trafiku të hënën në fshatin Radac të Pejës.

Policia njoftoi se një veturë rreth orës 03:30 ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë, e disa qytetarë i kanë nxjerr personat.

Ekipi mjekësor ka konstatuar në vendin e ngjarjes se njëri nga të lënduarit ishte pa shenja jete, e tjetri i lënduar rëndë është dërguar në autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftimin policor./Shkruan KohaNet/.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë