Bukë me presh dhe djathë të bardhë

Serviret për (persona):5 Persona

Përbërësit

  • 3 presh
  • 150 gram miell
  • 75 gram djathë të bardhë (shpëlajeni mirë që të mos ketë shumë kripë)
  • ½ gotë ujë të vakët
  • 1 dorë fara luledielli, kungulli dhe lini
  • Pak vaj ulliri
  • Kripë, piper.

Udhëzimet

  1. Lani mirë preshët, I prisni imët dhe i
  2. skuqni në një tigan me pak vaj ulliri.
  3. I shtoni kripë, piper dhe kur të jenë zbutur i lini mënjanë.
  4. Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes shtoni kripën dhe ujin e vakët. Filloni punoni mirë masën.
  5. Pasi ta keni formuar brumin shtoni në mes farat dhe punojeni sërish. Shtoni edhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.
  6. Në një enë përzieni preshin e skuqur me djathin e bardhë. Tani ia shtoni brumit në mes dhe vazhdoni ta punoni mirë me duar.
  7. Merrni një tavë me formë sipas dëshirës dhe shtroni në të bukën e përgatitur me presh.
  8. E fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.
  9. Ju bëftë mirë!

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë