Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Lipjan dhe në Vushtrri, pasi në ahengje familjare kanë shtënë me armë.
Policia njofton se në njërin rast, në fshatin Sllovi e Lipjanit, është arrestuar i dyshuari që në ahengun familjar ka shtënë disa herë me pushkë gjuetie.
Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Fsh. Sllovi, Lipjan, 02.08.2023 – 13:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa herë me pushkë gjuetie”, thuhet në raportin policor.
Pushka me leje është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Stanofc i Ulët në Vushtrri, ku është arrestuar i dyshuari që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Fsh. Stanofc i Ulët, Vushtrri, 02.08.2023-21:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar”, bëhet e ditur tutje nga policia.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë si dhe nga i dyshuari janë konfiskuar një armë me gaz me një karikator i zbrazët.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Shkruan Telegrafi/