Reduktimi i pranisë së policisë në veri, Sveçla: Po e zbatojmë Marrëveshjen e Bratislavës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveveçla ka konfirmuar se Policia e Kosovës, të premtën (04 gusht) do të ulë prezencën në brenda dhe përreth objekteve për 25 për qind, në bazë të Marrëveshjes së Bratislavës.


Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të Marrëveshjes së Bratislavës.

“Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Sveçla në një postim në Twitter.

Më tej ai ka thënë se “Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin e situatës”, transmeton Telegrafi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pranisë policore përreth objekteve komunale në veri të Kosovës, që ka ardhur si rezultat i vlerësimit të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë./Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë