Modeli ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani, bëri hapjen zyrtare të Javës së Modës së Kosta Rikës.
Ai hapi shfaqjen e parë të eventit të modës që organizohet nga qeveria e Kosta Rikës. Sfilata e pare organizohej nga INA Costa Rica, që është Qendra e Edukimit Teknologjik dhe Trajnimit Profesional me baze modën. Veshja e veçantë dhe me përbërje unike ishte krijuar nga studentja ekselente Tami Quesada, e cila ishte përzgjedhur mes gjithë talenteve vendase të hapte këtë sfilatë.
“Ishte një sukses”, u shpreh Eltoni, i cili me këtë veshje bënte diferencën mes gjithë modeleve. /Shkruan Top Channel/