Mjalti është një antioksidant i shkëlqyer, që do të thotë se konsumimi i rregullt i tij do ta pastrojë trupin nga toksinat e ndryshme. Përveç kësaj, vetitë antibakteriale do ta përmirësojnë ndjeshëm gjendjen e lëkurës tuaj.
Nëse jeni duke u kujdesur për peshën tuaj, mjekët rekomandojnë të mos konsumoni ëmbëlsira me bazë sheqeri, por nuk e ndalojnë mjaltin. Kjo për shkak se sheqeri i pranishëm në mjaltë ka një përbërje të ndryshme nga ajo që gjendet në ëmbëltuesit e tjerë. Mjalti nxit metabolizmin, i cili është thelbësor për humbjen e peshës.
E ul kolesterolin
Përbërësit dhe vitaminat e tij kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Konsumi i përditshëm i mjaltit ndikon në mënyrë të favorshme në nivelin e përbërjeve antioksidante në trup që mund të luftojnë kolesterolin e tepërt.
Hulumtimet tregojnë se antioksidantët që përmban mjalti mund ta parandalojnë ngushtimin e arterieve. Në varësi të vendit ku ndodh, ngushtimi mund të çojë në dështim të zemrës, humbje të kujtesës ose dhimbje koke. Mjafton të pini një gotë ujë me disa lugë mjaltë për ta parandaluar këtë.
Përmirëson kujtesën
Studime të tjera tregojnë aftësinë e mjaltit për ta luftuar stresin, për të rivendosur sistemin qelizor të mbrojtjes antioksiduese dhe si rezultat, për të përmirësuar kujtesën. Përveç kësaj, kalciumi që përmban mjalti përthithet lehtësisht nga truri, gjë që ndikon në mënyrë të favorshme në funksionimin e tij.
Përmirëson cilësinë e gjumit
Sheqeri që përmban mjalti rrit nivelin e insulinës në gjak, e cila më pas çliron serotoninën. Serotonina shndërrohet më tej në melatonin, një hormon që promovon gjumë cilësor.
Ka efekt pozitiv në traktin tretës
Mjalti është një antiseptik i fortë, prandaj rekomandohet të hani një lugë mjaltë në stomakun bosh. Ky ritual i thjeshtë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që lidhen me aparatin tretës. Përveç kësaj, duke kaluar nëpër stomak, mjalti shkatërron mikrobet dhe shëron plagët e vogla në mukozë.
Përshpejton relaksimin
Mjalti ndihmon në reduktimin e stresit dhe zbutjen e lodhjes. Glukoza që përmban mjalti është e nevojshme për punën e neuroneve. Përthithet shpejt në gjak, gjë që nxit relaksimin dhe lehtësimin e çrregullimeve psikologjike. /Shkruan Telegrafi/