Një video nga një plazh në Ulqin të Malit të Zi është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shihet një burrë i cili përkundër motit të ligë vendosë të futet në ujë me një ombrellë.
Në Mal të Zi po mbretëron një mot i ligë me reshje të mëdha shiu, por kjo nuk e ndali një pushues që të realizojë qëllimin e tij, transmeton Telegrafi.
Videoja e shpërndarë në TikTok shfaq burrin, i cili me ndihmën e ombrellës futet në ujë dhe tenton të notojë edhe pse vazhdimisht binte shi.
Mjaftoi që videoja të shpërndahet në rrjetet sociale, që të fillojnë komentet në llogari të këtij burri që kritikuan veprimin e tij.
Thuhet se në kohën kur është realizuar videoja ishte ngritur flamuri i kuq, që tregon se është rrezik larja dhe ndalohen të futen në ujë. /Shkruan Telegrafi/