Vodhi dy motoçikleta në bashkëpunim me një të mitur në Mat, shpallet në kërkim 44-vjeçari

Një 44 vjeçar është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me një të mitur vodhi dy motoçikleta në Mat.


i. D., 44 vjeç, banues në Mat së bashku me një 17-vjeçar janë identifikuar nga policia si autorë të vjedhjes së dy motoçikleta në fshatrat Zenisht dhe Rrethe-Baz.

Për shkak të moshës së mitur, 17-vjeçari do të procedohet penalisht, ndërsa 44-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Vodhi në bashkëpunim me një 17-vjeçar, 2 motomjete, identifikohet dhe shpallet në kërkim 44-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 17-vjeçari.

Në Mat, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi I. D., 44 vjeç, banues në Mat, si dhe u referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 motomjete, në fshatrat Zenisht dhe Rrethe-Baz. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë